Fortavit është një suplement me vitamina dhe minerale të përdorura tek njerëzit që kanë mungesa të këtyre elementeve. Vitamina C përdoret për të ruajtur funksionin normal të sistemit imunitar dhe nervor.
Vitaminat B përdoren për të furnizuar trupin me energji. Vitamina E dhe Zinku mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ.
Vitamina D dhe Kalçiumi janë të dobishme në rritjen e kockave, muskujve dhe dhëmbëve. Hekuri ndihmon në formimin e hemoglobinës.